15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Rama: Mandati i katërt do të kurorëzohet me Samitin e NATO-s në Tiranë

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama theksoi se në mandatin e katërt do të kurorëzojnë arritjet me organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, për të cilin kanë vendosur kandidaturën.

Rama u shpreh se për të arritur këtë, do të angazhohen maksimalisht dhe do të bindin aleatët se Shqipëria është vendi më i mirë për këtë event. Me ironi, ai shtoi se nuk do t’i çojë delegatët në Vlorë, për shkak të çmimeve të larta gjatë sezonit turistik.

Do të hapim vitin e ardhshëm edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Do t’ia sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që t’ia vënë çmimin e taksisë nga Aeroporti në Vlorë më shumë se çmimi i biletës nga Londra në Vlorë. Vlonjatët, nuk ke çfarë t’u bësh. Ne shkojmë përpara, por ata shkojnë edhe më përpara, ndaj ndonjëherë mbeten dhe thonë ‘ku vajtën’,” tha Rama.

Ai theksoi se synojnë të vendosin qershinë mbi tortë në mandatin e katërt dhe të mirëpresin Samitin e NATO-s në vitin 2027. “Do t’i qepemi dhe do t’i bindim që s’ka më mirë se Shqipëria. Do t’i garantojmë që nuk do t’i çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës, se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur me ato çmimet,” përfundoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...