Kryeministri, Edi Rama ka postuar një video në “tik-tok” ku ashtu siç e tha në Kuvend ka mbajtur premtimin e bërë ndaj Jorida Tabakut pasi kjo e fundit deklaroi se uji në Tiranë nuk ishte i pijshëm.
Në seancën parlamentare të ditës së djeshme, Rama tha se do të bënte një video duke pirë ujë nga çezma dhe do ta postonte në rrjetin social “tik-tok”.
“Sa i mirë! Pini ujë Tirane. Ti Jorida si gocë tironse që je duhet të pish ujë Tirone”– thotë Rama në video.