Mëngjesin e sotëm ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj në vilën qeveritare numër 30.
Tematika e takimit do të jetë diskutimi mbi amnistinë fiskale, për të cilën vetë kryeministri e cilësoi si të politikë të duhur gjatë ditës së djeshme ndërsa ambasadorët kanë dalë kategorikisht kundër.
Pas mbledhjes së qeverisë, ditën e djeshme, kryeministri, Edi Rama tha se amnistia fiskale do të bëhej, sepse sipas tij ishte në interes të gjithë shqiptarëve. Deri më tani në mbledhje, është konfirmuar prania e ambasadores së SHBA, ambasadorit britanik dhe ambasadores së Bashkimit Europian.
“Nuk jemi tërhequr, po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet, sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Jo vetëm se e kërkon Këshillimi Kombëtar. Kush jemi në qe të privojmë shqiptarët nga e drejta e tyre për të formalizuar të ardhurat e tyre. Pse të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të atij 1 % që bën pjesë në botën e krimit dhe në çdo informalitet. Shqiptarët nuk janë kriminelë. Këtë ja kemi bërë ne vetes, përmes politikanëve që nuk kanë lënë krim pa bërë. Shqipëria nuk është as vend i krimit as i kriminelëve. Atë që i bëjnë Shqipërisë disa shqiptarë nuk ia ka bërë asnjë armik. Jemi këmbëngulës dhe të duruar, amnistia do të bëhet. Unë përfaqësoj shqiptarët, nuk jam për shprehej e vullnetit të ndonjë populli tjetër. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, ne jemi në diskutim me të gjithë. Do të krijomë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse nuk jemi prapë nuk ka problem, pa shkelur normat dhe parimet. Amnistitë fiskale ne i kemi parë dhe studiuar nga të gjitha vendet e BE-së. Në Itali janë bërë edhe më shumë se në vendet tjera. Nuk bëjmë asgjë që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me konceptet e BE-së. pak më shumë respekt kur flini për paratë në të zezë të shqiptarëve. Asnjë politikan nuk lejohet të përfshihet në amnisti. Pse nuk jeni mbështetës të kësaj. Qani hallin tim se si do ia bëj unë. Nuk jam këtu për qëllime të mia personale. Këtë ligj e kërkon mbi 60% të njerëzve të këtij vendit dhe ju qani hallin se sa do të mërzitet BE-ja dhe Amerikës”, u shpreh Rama ditën e djeshme.