11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama mesazh opozitës dhe ndërkombëtarëve: “Nuk jemi tërhequr, amnistia fiskale do të bëhet”

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot i prerë duke theksuar pas mbledhjes së qeverisë se amnistia fiskale do të bëhet pavarësisht qëndrimit kundër të vendeve të Bashkimit Europian.

Ai u shpreh se qeveria nuk mund të ndalojë shqiptarët që kanë punuar në të zezë për të formalizuar të ardhurat për sa kohë në vend ka një parti që ka synuar të vijë në pushtet e cila sipas tij është financuar me para ruse.

“E kundërta është e vërtetë. Nuk jemi tërhequr. Po vazhdojmë të diskutojmë për të sheshuar moskuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet. E kam thënë dhe e përsëris. Sepse amnistinë fiskale e kërkojnë shumica e shqiptarëve. E kemi parë edhe në këshillimin kombëtar. Të gjitha pikat e këtij këshilli kombëtar ose kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes. Nënave me tre fëmijë u është dyfishuar ndihma. Dhe kështu me radhë nismat e tjera. Jo vetëm sepse e kërkon këshillimi kombëtar.

Nëse sot ne kemi në Shqipëri deri edhe një parti politike të tërë që është financuar me para të një vendi armik të demokracisë dhe të ekspozuar si armik ndaj normave që ne besojmë, dhe nëse në atë parti kemi sot në krye jo formalisht një person të shpallur non grata për të gjitha të zezat nga SHBA dhe nëse me radhë mund të marrim të tjerë dhe të tjera që vazhdojnë të jenë në skenë dhe vazhdojnë të pretendojnë të marrin vota atëherë kush jemi ne të privojmë shqiptarët nga e drejta elementarë për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë në vendet e huaja. Pse?

Kush jemi ne të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1% që ka të bëjë me trafikun etj. Ne nuk jemi askush që t’ia bëjmë ferr jetën emigrantëve. Nuk jemi askush që të themi se për shkak se është kjo ju nuk mundeni. Kush janë ata që mund ta thonë këtë sepse shqiptarët janë kriminela. Atyre nuk u vë faj sepse ia kemi bërë ne vetes përmes politikanësh që nuk ka bërë gjë pa nxirë shqiptarët për të luftuar kundërshtarin.

Atë që i bëjnë Shqipërisë vetë disa shqiptarë nuk ia ka bërë asnjë armik. Këtu shtoj edhe ata që marrin përsipër të bëjnë ndërmjetësin që kontribuojnë për mjergull dhe gënjeshtra. Amnistia do të bëhet. Ne jemi të duruar të pastrojmë cepat nga pluhuri apo iluzioni se aty ka pluhur. Unë këtu përfaqësoj shqiptarët dhe ndonjë shtet tjetër”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...