10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Rama: “Ndjenja e të qenit në terrorin e një kontrolli, s’i bën keq botës tonë universitare”

Kryeministri, Edi Rama është shprehur se diferencimi mes Universiteteve publike dhe private është i lartë.

Ai shtoi se nga shërbimi publik duhet kërkuar maksimumi dhe atëherë duhet ngushtuar diferencimi, për t’i dhënë më shumë mundësi ekselencës dhe cilësisë.

“Ndjeja e të qenit në terrorin e një kontrolli, nuk i bën keq botës tonë universitare. Beso dhe mos kontrollo, nuk jemi akoma në këtë fazë. Para 7-8 vitesh kishim një situatë katastrofike dhe u detyruan të nxjerrim jashtë sistemi 18 universitete. Për rankimin ne duam ta bëjmë bashkarisht, të ndërtojmë rrugën se mbi të cilin model do të bazohemi dhe çfarë modelesh do të kombinojmë. Patjetër edhe si do të bëhet dhe kush do ta bëjë që të mos ndodhi të bëhemi tre palë shqiptarë që nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Edhe me rankimin mund të ndërtojmë një strukturë, fleksibël, transparente dhe të pavarur, . këtë lloj arbitri është me rëndësi ta pranojnë lojtarët. Jeni të mirëseardhur të jepni sugjerime. Edhe për akredimitin do të ishte mirë që secili prej jush t’i bëjë me shkrim në mënyrë që ketë përgjigje,. Sa i përket diferencimit, kam pasur qasje ndryshe nga çfarë vendosën reformatorët. Diferencimi midis universiteti publike dhe jo publike është i madh dhe i padrejtë, por si kryetar i PS , këtu ndalem. Por nëse do kemi sistem të jetë i garantuar nga certifikimi i standardeve, kjo diferencë duhet ngushtuar. Dihet që ata vijnë në Universitete private janë njerëz që kanë mundësi, por mendoj që diferenca është e madhe. Nëse sistemi do konsolidohet, do jetë cilësia, transparenca dhe eficenca do duhet të rishikohet gjithë skema. Ne dimë kush bën çfarë, një pjesë e madhe janë po ata pedagogë. Nëse do të arrijmë këtë sistem duhet të ndryshojmë dhe konceptet. Publike dhe jopublike është ndarje. Nga shërbimi publik duhet të kërkojmë maksimumin njësoj dhe atëherë duhet të ngushtojmë diferencimin, për t’i dhënë më shumë mundësi ekselencës dhe cilësisë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...