6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Rama në Bruksel: “Nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufij në raport me kërkesat për sanksione, Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë”

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në një konferencë të përbashkët nga Brukseli me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, deklaratën e tij të mbajtur në samitin me lideret e BE, lidhur me Serbinë dhe pozicionin e saj në rajon.

Rama tha se BE nuk duhet ti coj gjërat në kufij në raport me kërkesat e saj për Serbinë për sanksionet ndaj Rusisë, sepse Beogradi ka 80% popullaritet pro Putin dhe nuk duhet nxitur nje tjeter goditje ne rajon qe do sillte gjakderdhje.

Serbia eshte në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet tërësisht ndryshe, dhe u përpoqa t’u shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit është 80% dhe një vend ku opinioni publik s’është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit, është krejt e kundërta.

Për vend që jashtë cdo pritshmërie dhe pritshmërisë sime se sinqerisht nuk e prisja as e telefonoave Aleksandrin se kisha frikë mos më thoshe “ndjesë na duhet të kalojmë në anën tjetër” e kjo do kishte qenë fund i cdo marrëdhënie.

Tri herë janë harmonizuar me BE dhe Perendimin kundër Rusisë duke votuar dhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për të drejtat e njeriut.

Nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufij në raport me kërkesat për sanksione
se Serbia thjesht nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt dhe cuarja deri në kufi do i japë efektin e kundërt.

E pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda evropiane e Serbisë por më tepër do jetë kosto për popullin e rajonit, pavarësisht Ballkanit të Hapur Procesit të Berlinit e me radhë.

Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt, gjakderdhje e tensione në rajonin tonë, ndaj ua thashë le ta mbajmë kështu, nuk duhet të nxisin një goditje tjetër”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT