10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rama në Bruksel: Vlerëson ushtarakët Shqiptarë në NATO dhe nxit procesin e integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me stafin ushtarak dhe civil shqiptar të angazhuar në strukturat e NATO-s në Bruksel, e cilësoi këtë grup si një arsye krenarie dhe një burim frymëzimi për Shqipërinë.

S’do ma kishte rrokur imagjinata një grup të tillë kaq domethënës, duke marrë parasysh madhësinë e vendit tonë, me vajza e djem, gra e burra që kontribuojnë jo vetëm për misionin e Shqipërisë, por edhe në stafin ndërkombëtar të NATO-s,” tha Rama.

Ai vlerësoi faktin që këta shqiptarë janë zgjedhur për rolet e tyre falë meritokracisë dhe pa ndihmën e lidhjeve familjare apo politike, duke theksuar: “Këtu, e vetmja parti është partia e vlerave, demokracisë dhe lirisë.”

Më herët, Rama publikoi foto nga një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilin e cilësoi si një mbështetës të paepur të Shqipërisë.

Progresi në Procesin e Integrimit Europian
Kryeministri ndodhet në Bruksel për të udhëhequr delegacionin shqiptar në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare me BE-në, ku Shqipëria ka hapur kapitullin e 6-të të negociatave, që lidhet me politikën e jashtme. Rama deklaroi se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat e anëtarësimit në BE brenda vitit 2027.

Në vijim të axhendës së tij, nesër pritet që Rama të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë forcimi i partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit. Samiti pritet të japë një mesazh të fortë politik për rëndësinë e këtij partneriteti në kontekstin aktual global dhe rajonal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...