9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rama në Durrës: Do bëjmë një shqiponjë në det, mos na thonë durrsakët se i lamë pas vlonjatëve

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot kryebashkiaken e Durrësit Emiriona Sako ndërsa është njohur dhe me projektin e ri, atë të ndërtimit të një lungomare në Durrës, e cila do të jetë 3 km e gjatë dhe do të nisë nga Ura e Dajlanit deri tek Kovalishenca, ndërsa pritet që punimet të nisin në vjeshtë.
Rama u shpreh se ky projekt do të japë një impakt ekonomik pozitiv për Durrësin, ndërsa shtoi me batutë se durrsakët nuk kanë pse ankohen më se i kanë lënë pas dore, pas rehabilitimit të zonës bregdetare në Vlorë.

Gjithashtu ai u shpreh se projekti duhet modifikuar duke bërë dhe një ndërhyrje në det për të ndërtuar një shqiponjë që do të jetë dhe zonë turistike:

“Kemi mundësi për një plazh të bukur me një rërë të bukur. Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det siç është palma, siç kanë bërë vende të tjera. Me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet nga A-ja te ZH-ja dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime. Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen”, tha Rama.

Durrësi është një nga zonat turistike më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës dhe me sa duket kryeministri do ta përdorë simbolin kombëtar dhe si atraksion shtesë për turistët shqiptarë matanë kufirit zyrtar.

Edi Rama pas 2 mandatesh si deputet i Vlorës, zgjodhi të jetë përfaqësues i elektoratit socialist në Durrës pasi e futi emrin e tij në listat e 2 qarqeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...