9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Rama në fundin e fushatës Himarë: Tavo është i tëri i Himarës!Kishte dal një kazan atje në Greqi, Rama ka vjedh pronat”

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Himarën, dy ditë para zgjedhjeve lokale të pjesshme, për të mbështetur kandidaturën e Vangjel Tavos dhe për të prezantuar ofertën e Partisë Socialiste. Rama vlerësoi Tavon dhe theksoi se Himara i përket himarjotëve, duke përmendur se kandidati socialist është shumë i lidhur me këtë zonë dhe se ka pasur një angazhim të madh në fushatat e mëparshme.

Rama komentoi edhe akuzat e ngritura ndaj tij për vjedhjen e pronave, duke i cilësuar si të pabazuara dhe të shpikura nga “një kazan në Greqi”.

Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori i njohur me këtë, dem baba dem. Që kur ishte në PS ku s’bën fushata, ku bën komunikim me njeriun deri më derë e prag më prag. Me Ruçin është rritur, kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS, e tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët. Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh bashkë. Kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën duke kuptuar edhe arsyet përse kanë dashur dhe për ta vënë emrin Himarë e himarjot kryefjalë.’

Më tej Rama, hodhi poshtë akuzat e ngritura sot se ka vjedhur pronat, duke thënë se vijnë nga një kazan në Greqi.

Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën. Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë. Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa.’

Më tej theksoi se procesi i legalizimit do të përfundojë.

Këta trashëgimtarët e tjerë kanë bërë luftën e tyre për të marrë pronat. Nga fillimi i viteve 200 kanë marrë ATP dhe kanë nisur gjyqet. Kur kam ardhur në qeveri kam pasur refuzime nga Agjencia e trajtimit të pronave dhe sot që flasim nuk kanë akoma asnjë copë certifikate pronësie nga Kadastra. Regjimi im nuk ua ka dhënë pronat. Kjo është një histori himarjotësh si për ata si për të tjerët. S’kam ndërhyrë se nuk është e drejtë, si të gjithë tjerët. Ka pasur të tjerë më të shkathët që s’kanë qenë fare himarjotë po kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm për t’u marrë himarjotëve këtu kontratat.

Deri në fund të tetorit të gjitha shtëpitë do jenë të legalizuara komplet. Në Kadastër ka nisur legalizimi, pas tetorit do nisim edhe procesin tjetër dhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur. Mos i besoni sekserëve e ndërmjetësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT