2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Rama në mbledhjen mes dy qeverive /“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë, nënshkruajmë një pikë akordësimi, për të filluar punimet për planin, është një ëndërr e kahershme”

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi marrëveshjet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, theksoi se këto marrëveshje duhet të implementohen.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se këto marrëveshje nuk duhet të ngelen si në kalendat greke, por duhet të jetëzohen, ndërsa ngarkoi ministrat e kabinetit të tij për të vijuar punën.

“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë, nënshkruajmë një pikë akordësimi, për të filluar punimet për planin. Është një ëndërr e kahershme. Sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar, pasi hedhim një hap konkret. Dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të këtij studimi, do të mund bashkërisht që të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve. Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në të dy anët kemi nevojë që të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit tregtar. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike lidhet me pengesa burokratike. Më vjen mirë që më në fund sot firmosim marrëveshjen për të zbatuar lehtësirat doganore dhe të mallrave. Kemi bërë përçapje domethënëse për të lehtësuar politikat e jashtme, që të forcojmë këtë fushë. Tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të të dy vendeve, të zhvillohen në godina të përbashkëta. Kjo krijon adresë unike. Koordinimi ngushtësisht mes nesh është themelor.

Besoj se këto marrëveshje që firmosim sot, kanë karakteristikë që nuk janë marrëveshje të radhës që rrezikojnë që të ngelen në kalendat greke, por janë marrëveshje të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët, por sot është me rëndësi zbatimi me shpejtësi i atyre masave që janë të qarta. E dakordësuam që në Prishtinë, është krijimi i sekretariatit ndërkordinues, që do të jetë ndjekës në detaje i marrëveshjeve të nënshkruara dhe do të raportojë në zyrat e dy kryeministrave, që të realizojmë atë që na ka munguar, shpejtësinë e ndërveprimit për të arritur rezultatin. S’ka pasur mungesë vullneti politik, por ekzekutimi burokratik i këtij vullneti, për t’i kthyer në rezultate krejt të reja. Dua të theksoj diçka qe me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët në bisedat tona dhe me vjen shumë mirë se çka kemi sot në tryezë, është një shprehje e parë e kësaj dhe uroj që të pasohet në vijimësi në një zinxhir shprehjesh të vullnetit për të ekzekutuar ato që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë kënaqësinë reciproke që është kënaqësia jonë, që përkthehet edhe për ata që na kanë zgjedhur, por sot më vjen mirë që jemi në një mbledhje konkrete punësh, të materializuar në punë konkrete. Gjëja që kam si mesazh për pjesën këtej tavolinës, si Albini është që prioritet i prioriteteve është që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të axhendës së punës të ministrave përkatës. Këto fjalë të nënshkruara me vullnet të plotë nga dy qeveritë, mos të mbeten fjalë. Nëse do të punojmë me këtë frymë, siç kemi punuar për të përgatitur këtë mbledhje, në mbledhjen e ardhshme do të kemi rezultate konkrete që s’do të jenë statistika, por rezultate konkrete.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...