6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Rama nga Durrësi: Më 11 maj, PS drejt fitores me 9 mandate në qark

 

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar një tjetër takim elektoral në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh me tone të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët, sipas tij, do të përballen me një humbje edhe më të thellë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Durrësi do t’i japë një shtytje më të fortë leshterikëve më 11 maj,” deklaroi kreu i qeverisë, duke përdorur një gjuhë të fortë politike ndaj opozitës. “Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”

Duke vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në takimin elektoral, Rama theksoi se nëse kjo frymë përkthehet në një pjesëmarrje masive në votime, atëherë Partia Socialiste do të arrijë një rezultat rekord në qarkun e Durrësit. “Nëse do ketë një masivitet si ky që ka sot këtu, dhe nëse të gjithë që jeni sot këtu jeni pararoja e atyre që do shkojnë në qendrën e votimit, atëherë Durrësi do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste,” theksoi Rama.

Fushata e PS në Durrës synon mobilizimin maksimal të votuesve në një qark strategjik, ndërsa vetë Rama ka intensifikuar daljet publike në prag të 11 majit, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...