6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama nga Vlora: 6 milionë euro për hallin personal, jo për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.
Në një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë, Rama tha:

“Gratë dhe vajzat janë pararoja e rrugës tonë drejt 11 majit dhe janë garancia se më 11 maj, ne do të marrim rezultatin e duhur për Shqipërinë me BE, në Europë. Dhe larg Shqipërisë përsëri mbrapsht në gropë.

Dhe kur flasim për gropën, këtu në Vlorë dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e vitit 1997 e dinë shumë mirë për çfarë flasim.
Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që e përvëloi Vlorën dhe e hapi plagën e madhe, sepse është i njëjti fajtor që përsëri vjen vërdallë, që herë me mendjen në vend, e herë diku tjetër, për të kërkuar nga shqiptarët votën, thjesht dhe vetëm për hallin e tij personal.

Besoj se të gjitha ju që jeni këtu sot, dhe ata që ndjekin në të përditshmen e vet këtë ballafaqim, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro.
Është bërë një kontratë 6 milionë euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtohet herën e kaluar Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha, u mblodhën ca patriotë.

E kuptoni, janë 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi non grata. Janë vërtet shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ata para.
Si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para sesa shteti jep për të gjitha partitë të marra së bashku?
Është pak e çuditshme kur e mendon se na u tha sa të vinte Trump, do ikte non grata. Tani u dashkan edhe 6 milionë euro me shpresën që të ikte non grata.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...