10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama: “Një ditë sakrifice dhe krenarie, forcat shtetërore vazhdojnë punën për shuarjen e zjarreve”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke e cilësuar ditën e sotme si një “ditë sakrifice dhe krenarie” për të gjitha strukturat shtetërore.

Sipas Ramës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra aktive, prej të cilave 13 janë të izoluara. Ai nënvizoi se gatishmëria ka qenë maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore, si dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas, kanë qenë të larta për të përballuar situatën.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar:
• Dhjetra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura.
• Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare.
• 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair, i sjellë nga Italia.
• Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve.

Vatrat që kërkojnë vëmendje të veçantë vazhdojnë të jenë: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe ajri po punojnë pa ndërprerje për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.

Kryeministri Rama theksoi se situata është e vështirë, por përpjekjet e koordinuara dhe mbështetja ndërkombëtare po ndihmojnë në kontrollin e flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...