9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Rama nuk jep llogari për rritjen e çmimeve të shportës,Lindita Nikolla e shpëton në Kuvend

Nëse në Facebook është i gatshëm që të përballet edhe me komentues anonim, Edi Rama nuk do të japë sot ‘llogari’ në Kuvend në lidhje me rritjen e çmimeve.

Ndryshe nga sa pritej, se Rama t’u përgjigjej pyetjeve të opozitarëve për çmimet e rritura dhe masat e qeverisë për të mbrojtur qytetarët, kjo nuk do të ndodhë sot.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, nuk i ka pranuar kërkesat e opozitës për të futur me urgjencë kërkesën për interpelancë dhe mocionin për debat. Mocioni për debat u depozitua nga Grupi Demokrat, ndërsa interpelanca u kërkua nga disa deputetë demokratë, të cilët janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Edhe pse Rama prej ditësh po prezanton një paketë, Grupi Parlamentar Demokrat vlerëson se masat e marra nga qeveria deri më tani nga qeveria duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që çdo ditë e më shumë vështirësohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Edhe Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë urgjente për seancën e kësaj të enjteje me Kryeministrin Rama. As kjo kërkesë nuk është pranuar për t’u zhvilluar këtë të enjte. Mocioni me debat i PD së Bashës dhe interpelanca e Berishës pritet të zhvillohet në seancat e ardhshme parlamentare.

Në rendin e seancës ndërkohë janë parashikuar dy interpelanca: e deputetit socialist Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, për tokat e Divjakës dhe projektet e mbështetura nga Fondi për Zhvillimin Rural.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...