10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rama paralajmëron masa për mjedisin mediatik në ditën e lirisë së shtypit, pas raportit të “Reporteret pa kufij”

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëron marrjen e masave për përmirësimin e mjedisit mediatik. Referuar raportit të publikuar nga ‘Reporterët pa Kufij’, kryeministri thotë se do ta analizojnë dhe më pas do bëjnë një konsultim me të gjitha palët e interesuara për të marrë veprime për mbrojtjen e lirisë së informacionit, luftimin e dezinformimit si edhe mbrojtjen e të drejtave për gazetarët.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve”, shkruan Rama në platformën ‘X’.

Rama shkruan se qeveria shqiptare është e shqetësuar lidhur me gjetjen kryesore të raportit, se liria e medias në gjithë botën në kërcënim.”Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.”, shkruan Rama.

Teksa Rama paralajmëron masa për përmirësimin e mjedisit mediatik, opozita e shigjeton si armik të fjalës së lirë dhe shantazhues ndaj gazetarëve.

Çfarë thotë raporti i ‘Reporterëve pa Kufij’ për lirinë e medias në Shqipëri?

Në raport thuhet se Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian. Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Ajo ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta. Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...

Kuvendi miraton projekt-rezolutën për Iranin, opozita bojkoton votimin

0
Në seancën parlamentare të sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet terrorist. Votimi u zhvillua me pjesëmarrjen kryesore të...

“Dosjet në rrezik”, Kushtetuesja vendos për provat që implikojnë Ballukun, Becin dhe Berberin

0
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pritet të marrë një vendim kyç që mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e disa prej dosjeve më të bujshme...

Dosja “Durim Bami” kalon për gjykim, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

0
Pak javë pas ekstradimit nga Dubai, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Durim Bami...