10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u shpreh”

Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

Rama e konsideroi çështjen të mbyllur dhe theksoi se Kuvendi trajtoi me kujdes dhe përgjegjësi kërkesën, duke mos e autorizuar atë:

“Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi trajtoi gjithçka me shumë kujdes dhe nuk autorizoi kërkesën sepse nuk bëhet fjalë për korrupsion apo përvetësime për interesa personale që të justifikojnë ndërhyrjen në lirinë e saj,” tha Rama.

Ai nënvizoi se liria e një deputeti nuk mund të kufizohet thjesht me një “fjalë të përgjithshme” apo teorinë që gjyqtari dhe prokurori mund të veprojnë sipas dëshirës:

“Deputeti është i barabartë para ligjit, duhet të hetohet nëse ka arsye për hetim, por liria e tij nuk mund të kufizohet me teorinë që gjyqtari dhe prokurori mund të bëjnë çfarë të duan. Kuvendi nuk mund të bëjë sikur nuk sheh apo dëgjon e të refuzojë të bëjë punën e tij.”

Sipas kryeministrit, vendimi shmang kthimin e Shqipërisë në një vend me të paraburgosur më shumë se të burgosur, duke respektuar procesin ligjor dhe barazinë para ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...