10.5 C
Tiranë
Monday, May 12, 2025
spot_img

Rama për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës: Modestisht bëjmë thirrje për bisedime, bisedime, bisedime

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme Olta Xhaçka, për konfliktin Rusi-Ukrainë, ku sipas tij Shqipëria do të jetë në një qëndrim të bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama: Së pari dëshiroj që të theksoj që qëndrimet tona lidhur me këtë çështje, në vijim janë të qarta, janë të njohura, janë të pandryshuara. Dëshiroj të theksoj se në këndvështrimin tim, rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë, dhe këtë konflikt që është burim tensioni, është rruga e bisedimeve, i gjetjes së arsyes për të biseduar, dhe për të kërkuar pikat e përbashkëta, që në dukje janë tejet të vështira për tu gjetur. Besoj se çdo shqiptar që ndjek ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sot duhet të ndjehet mirë dhe i vlerësuar.

Nuk jemi në fushën e qokave, këtu bëhet fjalë për të krijuar një dyshe që do të angazhojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për këtë temë dhe jo vetëm. Do të kemi mundësi që të luajmë një rol. Sa i takon aspekteve të tjera, unë nuk dua të bëj komente, unë mund të them vetëm kaq, ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë, në modestinë e peshës sonë në këtë përballje elefantësh, ne ruajmë të drejtën të themi bisedime, bisedime, bisedime.

Xhaçka: Ne kemi qenë plotësisht të angazhuar në trajtimin me përparësi të situatës në Ukrainë, qëndrimet tona kanë qenë publike, dhe janë bërë prezente dhe në OKB, ne Shqipëria, kemi vendosur theksin te uniteti mes vendeve të NATO-s, lidhur me Ukrainën, qëndrimet tona kanë qenë në mbështetje të sovranitetit territorial. NATO është një aleancë mbrojtëse, NATO nuk kërcënon as Rusinë, dhe asnjë vend tjetër, qëndrimi ynë ka qenë për uljen e tensioneve, kemi pasur qëndrim koherent për këtë çështje.

Ne kemi pasur disa shqiptarë në Ukrainë dhe në Kiev.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë...

0
Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë...

Kaos në Vlorë nga “Giro d’Italia”, qytetarët bllokohen në trafik dhe s’mund të votojnë

0
Vlora është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke krijuar kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor dhe duke penguar seriozisht qytetarët që...

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...

Horoskopi ditor, e Diel, 11 Maj 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dita mund të sjellë luhatje emocionale dhe sfida në komunikim. Në marrëdhëniet personale dhe në punë, kujdes me...

Parashikimi i motit, e Diel, 11 Maj 2025

0
Më 11 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të ndryshueshëm, të karakterizuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në zonat veriore...