10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rama prezanton projekt-buxhetin 2026: Shëndetësia prioritet, lufta ndaj kancerit dhe inteligjenca artificiale në fokus

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot pikat kyçe të projekt-buxhetit 2026 për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar këtë kapitull si një angazhim të ri të qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe një detyrim ndaj mandatit të PS-së.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “lufta me kancerin dhe shëndetësia në Projekt-Buxhetin 2026 do jenë një kapitull i ri angazhimesh në respekt të 83 mandateve që na janë besuar, si një detyrim madhor i PS-së”.

Sipas Kryeministrit, buxheti i shëndetësisë për vitin 2026 do të kapë vlerën e mbi 1 miliard eurove, një shifër që përllogaritet si rreth 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, duke përfshirë edhe shërbimet sociale. Rama nënvizoi se për herë të parë do të hapet një linjë financimi ekskluzive për pacientët e Onkologjikut, me një shtesë prej 15 milionë eurosh. “Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas”, deklaroi Kryeministri.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ministrja e Shëndetësisë, e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve, një qendër e re ekselence që do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë kancerin, me objektivin e vitit 2030.

Rama foli edhe për rritjen e pagave të personelit shëndetësor: “4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash, çka është një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qëndrohet dhe punohet me dinjitet”. Ai shtoi se Shqipëria 2030 synon të bëhet vendi ku ikja e të rinjve do të jetë zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të punuar dhe jetuar këtu.

Inteligjenca artificiale dhe investimet në infrastrukturë

Për vitin 2026, inteligjenca artificiale do të ketë një rol të veçantë në sektorin shëndetësor. “Do të përfshijmë AI-në në shërbimin shëndetësor në rang kombëtar, duke modernizuar proceset dhe duke ofruar shërbime më efikase për pacientët”, tha Rama.

Ai gjithashtu nënvizoi investimet në infrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin, duke përmendur spitalin e ri të Korçës, urgjencën e Durrësit dhe spitalet bashkiake të Matit dhe Tropojës. “Do të vazhdojnë intensivisht investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore, me objektivin që deri në Shqipërinë 2030, asnjë strukturë e shërbimit shëndetësor të mos jetë jashtë standardeve të BE-së”, u shpreh Kryeministri.

Projekt-buxheti i 2026 synon të krijojë një sistem shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më të avancuar, ku pacienti të jetë në qendër të veprimeve, ndërsa teknologjia dhe infrastrukturat moderne do të garantojnë standarde të larta shëndetësore në gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...