0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Rama prezanton projektin për 18 vepra në të gjithë Shqipërinë: “Do të kenë impakt në jetën e komunitetit”

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në ceremoninë dedikuar çeljes së konkursit për nismën më të re të qeverisë shqiptare, për realizimin e veprave të artit në hapësira publike.

Janë 18 hapësira që projekti përfshin dhe Rama shpjegoi se do të ketë tre projekte fituese nga artisë ose grupe artistësh, të cilët pas fitimit të këtij fondi të përcaktuar do t’i japin një dorë rivitalizimit të jetës në komunitet.

Do të kërkojë natyrisht edhe testin e eksperiencës për të parë sesi do të eci, çfarë do të mund të përmirësohet, cilat do të jenë sugjerimet, e komunitetit, të artistëve lidhur me cilësinë dhe natyrisht për ti garantuar qëndrueshmëri programit do të jetë mirë ti japim formë një strukture të posaçme institucionale të artit në hapësirat publike.

 

Do të ketë efekt në stimulimin e skenës artistike edhe nën promovimin e mbështetjen nga vetë aktorët e kësaj skene artistike. Unë kam shumë besim se me përfshirjen e artistëve që kanë talentin dhe profesionalizmin e duhur, impakti në hapësirën publike dhe në gjithë ato pika që rrihen nga shumë sy dhe janë në mes të njerëzve do të jetë i rëndësishëm. Patjetër që kjo do të stimulojë energji pozitive në territor, patjetër që duke qenë unë vetë besimtar i të bukurës, nuk kam si të dyshoj se ky lloj impakti ka pak nga pak me krijimin e një mase kritike edhe efektin e duhur social dhe ekonomik.

 

Kështu që nuk besoj se mund t’ju them ndonjë gjë të re juve që jeni këtu se ju jeni protagonist të fushë, por dua t’ju siguroj se programi nuk është një shkrepje e vetme, por vetëm fillimi ky që bëjmë sot i një procesi që duam të jetë afatgjatë dhe i përvitshëm. Dhe do të behet padiskutim më e mira [për të pasur përzgjedhje të drejta dhe cilësore. Nuk ka diskutim se përzgjedhja e drejtë kur bëhet fjalë për art ka dozën e subjektivizmit brenda, volumi i punës është i tillë që do të ketë vend për shumë protagonistë gjatë viteve. Është lënë një kufi për 3 projekt ide. Koha nuk është e mjaftueshme, 45 ditë janë shumë pak, por për arsye të ristrukturimit të programit kërkoi pak kohë, këtë vit do të jemi pak më të nxituar dhe pastaj për vitin e ardhshëm konkursi do të hapet më shpejt. Nuk diskutohet që projekt-ide që janë jo shume të zhvilluara por interesante do ti japim kohë të zhvillohen më tutje. Më e rëndësishme është të mos e djegim këtë fond sepse është i konsiderueshëm.

Është diçka tërësisht e re për ne dhe na mirëkuptoni nëse nuk është një proces perfekt.

Një lek të shkojë për të shpenzuar për artin në hapësirat e tyre. S’ka arsye pse të mos e bëjmë dhe nuk është diçka që e kemi shpikur ne. Është diçka që të tjerët e kanë bërë dhe e kanë bërë me shumë sukses. Edhe kjo që shikoni është rezultat i shpejtësisë. Për një vend që synon të bëhet një pikë referimi për turizimin është e nevojshme që të ofroj në të gjithë territorin e vetë shije, estetikë dhe pastërti. Duhet të bëni konsultat e duhura se ku do të preken këto hapësira.  Do të kemi edhe hapësira të tjera siç është hapësira e spitalit ku do të stimulojmë më shumë marrëdhënien e institucioneve me artistët.

Mund të ketë projekte shumë të mira por që tejkalojnë buxhetin e këtij viti mund të fillojë punën menjëherë nga janari i vitit tjetër.

Po të shikoni atje faktikisht do të jetë shumë më e udhës dhe shumë e mirëseardhur nga ana juaj që jo thjesht në këtë situatë të vendoset një vepër por të bëhet edhe një propozim mjedisor që nuk është më detyra juaj por është një mundësi që na jepet ne për t’ju shfrytëzuar ju aty. Në rastin e atyre rethrrotullimeve, një çështje me gur, pemë të mbjella, pra një propozim tërësisht arredues dhe kulturor. Nëse ne kemi mundësi ju themi ky është buxheti për instilacionin aty dhe pastaj një buxhet ekstra që jepet për gjelbërimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT