11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Rama reagon pas vendimit të Kushtetueses: “S’kam kapur të gjitha pushtetet”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.

Në një postim në platformën X, Rama shkruan se vendimi tregon se nuk i ka nën kontroll të gjitha pushtetet, dhe këtë e sheh si një gjë pozitive për demokracinë:

“Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet, dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo?”

Ai shton se nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027, dhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos se kryebashkiaku i burgosur nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë:

“Disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më vetëm dëm për të drejtat e tij kushtetuese, por edhe për të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i tyre.”

Rama thekson se e sheh këtë vendim si një akt parimor, jo si një qëndrim kundër qeverisë, dhe shpreson që e njëjta logjikë të zbatohet edhe për paraburgimin e Veliajt:

“Nuk ka si të mos presim që me të njëjtën parimësi, kur të gjykohet paraburgimi i tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?”

Në përfundim, kryeministri bën thirrje për zgjidhjen e ngërçit absurd, duke theksuar se “kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...