4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama reagon për gjykimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë: “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare…”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po gjykohen ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpërndau një video nga një seancë gjyqësore, ku një dëshmitar, Agim Idrizi, rrëfen ngjarje të karakterit të zakonshëm gjatë kohës së luftës, si vjedhja e druve apo zhdukja e bagëtive.

Krahas videos, kryeministri shkroi:

“Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”

Në dëshminë e tij, Idrizi përmend episode që nuk lidhen drejtpërdrejt me akuzat kryesore ndaj të pandehurve, duke thënë se:

“Po u kanë puna për dy kuaj dru. I kam vjedhë në mal… Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, hupshin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhë mëzatin e një lopë.”

Ndërkohë, sot ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë në Hagë ish-diplomati britanik John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në ditët e fundit kanë dëshmuar edhe ish-zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, si James Rubin, ish-ndihmëssekretar i Shtetit në SHBA, dhe Paul Williams, këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Procesi i paraqitjes së provave të mbrojtjes ka nisur më 15 shtator dhe pritet të zgjasë deri në mesin e nëntorit. Sipas afateve të vendosura nga gjykata, ekipet mbrojtëse duhet të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor 2025.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime të pretenduara lufte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...