15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rama rrëfen situatën para ardhjes në pushtet: Punësime me urdhër dhe vrasjet e protestuesve

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, Kryeministri Edi Rama shpalosi situatën e vendit para se Partia Socialiste të vinte në pushtet, duke theksuar praktikat e paligjshme të punësimeve dhe situatën e drejtësisë së asokohe.

Rama nuk ngurroi të denonte punësimet e bëra me urdhër partie dhe ndërhyrjet e deputetëve, duke theksuar se ata pa lidhje politike ishin përjashtuar, duke u konsideruar si “më të dobëtit”. Ai gjithashtu akuzoi sistemin gjyqësor për të qenë nën ndikimin e korruptuar të ryshfetit.

“Punësimet në çdo institucione komisariat e ambulancë bëheshin me urdhër partie me ndërhyrje deputeti e me lekë. Për ata që nuk kishin parti apo lidhje me ndonjë Bajraktar, vetëm me lekë. Më i dobëti gjithmonë digjej, prokurorët dhe gjykatësit jetonin në rrethimin e llumit të ryshfeteve. Kurse të lidhurit pas qerres së pushtetit politik jepnin dhe merrnin favore të paligjshme”, tha ai.

Në lidhje me vrasjen e protestuesve të 21 janarit, Rama e cilësoi situatën si një gabim teknik, duke akuzuar drejtësinë për të trajtuar vrasjet si thjesht “gabime teknike”.

Gjithashtu, kryeministri shprehu zhgënjimin e tij për imazhin negativ që kishte Shqipëria në skenën ndërkombëtare para ardhjes së tij në pushtet. Ai shtoi se lajmet për vendin ishin të mbingarkuara me ngjarje të zeza, dhe qytetarët shqiptarë nëpër botë kishin frikë të përmendnin edhe emrin e vendit të tyre. Megjithatë, ai theksoi se situata tani është krejtësisht ndryshe dhe vendi po ecën në një drejtim pozitiv.

“Lajmet për Shqipërinë ishin sa të rralla dhe te zeza nëpër botë, madje kur flitej thuhej sesa shumë plehra kishte. Shqiptarët nëpër botë nuk guxonin të përmendim emrin e Shqipërisë. Pandëshkueshmëria ishte në sytë e ndërkombëtarëve për Shqipërinë. Për ata që 10 vite më parë ishin fëmijë, kjo tablo mund të duket si pjellë e imagjinatës time por çdo familje shqiptare e ka jetuar dhe e ka të qartë. Sot pasqyra është krejt tjetër”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...