11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Rama sheh spiun në çdo person, e ka kapur spiunofobia”/ Berisha: “Viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i sëmurë nga spiunofobia. Gjatë fjalës së tij në takimin me gazetarët në selinë blu, Berisha tha gjithashtu se Ardian Dvorani doli i poshtëruar dhe se nga mazhoranca mori vetëm 14 vota, duke shtuar se viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur përse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por atë e votuan vetëm 18 deputetë në mos gaboj. 14 nga mazhoranca. Ardian Dvoranin do ta bëjmë çështje është simbol i korrupsionit. Rama sheh spiun në çdo person, e ka kapur spiunofobia. Asnjë shkak tjetër përveç spiunofobisë së Ramës që Dvorani të merrte 14 vota.

Dhe e kishin vënë të parin atë. Nëse ky nuk zgjidhej do të dilte Senini. Ky doli i poshtëruar, e nxorrën me 14 vota. Por fakti që u fut i parë duke i thënë se është bërë një marrëveshje me Bashën se do të votohej Dvorani dhe nga deputetët e Ramës ai merr 14 vota dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga sipunofobia dhe viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga sepse atë e autorizon për takime dhe më pas do të thotë keni bërë shumë takime”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...