12.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Rama shpjegon arsyet e anulimit të mbledhjes me Kurtin: Nuk është momenti për të krijuar

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët është shprehur për anulimin e mbledhjes së parashikuar në Gjakovë me kyreministrin Kurti. Rama ka treguar që ky nuk është një moment i përshtatshëm për të bërë takime të këtyre formateve, kjo pas dhe një diskutimi që kryeministri ka bërë me shefin e diplomacisë evropiane, Borell.

Më tej, Rama ka treguar që pas komunikimit me Kurtin për të bërë një takim më të ngushtë, ende nuk është marrë një përgjigje.

Ajo që kryeministri paralajmëron, janë sanksionet e bashkësisë euroatlantike, ndaj Kosovës për shkelje të udhëzimeve të dhëna nga ta.

Rama: Ndjesë për këtë orë të pazakonshme i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve nuk mund të mbahet në formatin e  parashikuar. Pasi kam folur me shefin e diplomacisë evropiance, Borrell, i kam kërkuar Albinit të takohem në një format të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë që po e çan Kosovën me bashkësinë euroatlantike. Ku kjo e fundit ka vënë gishtin, se do të vendos në zbatim planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë. Për fat të keq duhet të them që nuk kemi pasur dakordësisë me kryeminstrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, po kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT