10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama shpjegon domosdoshmërinë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion në mbledhjen e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ka shpjeguar arsyet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Në fjalën e tij, ai ka theksuar se ky komision nuk është një përpjekje për të kontrolluar drejtësinë, siç u parapërfytyrua padrejtësisht, por është një hap i rëndësishëm për të forcuar mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rama: Sot dua t’u drejtohem me një fjalë lidhur me nismën e Grupit tonë Parlamentar për rezolutën që, siç e dini, kaloi në Kuvendin e Shqipërisë dhe u ngrit Komisioni i Posaçëm Parlamentar në vijim të asaj rezolute për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Nuk dua të marr kohë duke u kthyer në cfarë u tha dhe sa u tha deri në momentin e ngritjes së këtij komisioni, i cili shumë padrejtësisht u parapërfytyrua si një përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Por dua të shpjegoj pak më gjerë arsyet e mëdha pse u ngrit ky komision i posaçëm dhe domosdoshmërinë e një valë reformash që nuk lidhen vetëm me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.

E gjithë lënda për të kuptuar nismën është bazuar në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë, pas hapjes së negociatave. Ky proces, i njohur si screening në gjuhën e BE-së, mundëson një analizë të thelluar të organizimit të shtetit dhe vijon me rekomandime për të përmirësuar sistemin në mënyrë të plotë. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që përgatitja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE të jetë e suksesshme dhe e bazuar në një diagnozë të qartë dhe të hollësishme të gjendjes aktuale të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...