14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama takim me Universitetin Bujqësor flet për protestën e pedagogëve:”Fshehin pagat e vërteta”

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në universittin Bujqësor të Tiranës nuk ka lënë pa përmendur edhe protestën e zhvilluar ditën e sotme nga pedagogët përpara universitetit Politeknik ku kanë kërkuar rritje të pagave.

Rama i akuzoi për fshehje të pagave të vërtetë, ndërsa tha se nuk preferonte të thellohej në këtë temë, por shtoi se rritja e pagës për ta do të ishte 7% gjatë ditëve në vijim me vendim qeverie.

Edi Rama: Ne duhet me çdo kusht me të gjitha mënyrat ta kthejmë në një qendër akademike ekselence rajonale dhe më tutje pse jo edhe europiane. Të gjitha kapacitetet e mundshme i kemi këtu. Ky program është edhe stimulim financiar për pedagogët, mbase jo i jashtëzakonshëm por ndihmues. Atyre që dalin në rrugë dhe që kërkojnë rritje pagash, ju them që nuk jeni mësues as mësues gjimnazi as mësues 9-vjeçarje. Nuk jeni as mjekë as infermierë në shërbimin shëndetësor. Nuk jeni as punonjës policie dhe as nënpunës civilë, as pensionistë, të gjithë këta marrin një pagë apo pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme, midis mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe dyfish edhe trefish me fondet e tjera. Janë fondet e financimit, janë fondet europiane, janë fondet e universiteteve të huaja. Këtu nuk dua të thellohem sepse kemi edhe paga që nuk përkojnë me të vërtetën por kjo është temë tjetër. Para se të futeshim në procesin e ndërkombëtarizimit, ne kishim 45 pedagogë që kishin pasur një akses në fondet europiane me projekte. Janë mbi 400 pedagogë që kanë financime ekstra, falë investimit të tyre. Kemi bërë një kapërcim të madh, marrin akoma shumë më tepër por ishin të fundit të pusit. Ne do bëjmë një rritje pagash prej 7% por ama do t’i njohim universitetit rritjen e pagave të mëtejshme për pedagogë të caktuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...