9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rama u gjen “zgjidhjen” fermerëve në Korçë: Bëhuni aksionerë, s’mund të presim financim nga tregu

Në takimim e sotëm me fermerët e Dvoranit në Korçë, kryeministri Edi Rama u ka gjetur “zgjidhjen” banorëve duke sugjeruar që të bëhen aksionerë minimalë ashtu si bashkia dhe qeveria, për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të frutave.

Rama theksoi se 20% e pjesës së mbetur nga eksportet mund të përpunohet dhe kështu asnjë kokërr molle nuk shkon dëm. Veç këtyre ai tha se do ketë një “super-taksë” për të gjithë ata fermerë që lënë tokat e tyre djerrë.

“Kemi shpërndarë 8 milionë litra naftë falas për fermerët. Nuk na mjafton më që të marrim dhe të eksportojmë mollë, na duhen komposto dhe reçel, edhe pikat e përpunimit sepse keni një shifër këtu që 80% e prodhimit është e shitur, por ka një 20% që ka problem cilësie, e ky shkon për përpunim. Na duhet fabrika, na duhet një financim që nuk mund ta presim ta sjellë tregu por duhet ta garantojmë sëbashku, ju duke futur një shumë minimale për të qenë aksionerë, bashkia pjesën e saj, qeveria pjesën e saj. Ky është vetëm një shembull por ka plot të tjerë, që Korça të bëhet kampione, të mos lëmë asnjë kokërr frut të shkuar dëm.

Javë pas jave po shohim që mund të arrijmë gjysëm miliardë euro eksporte bujqësore, Shqipëria që deri dje i kishte lënë rrugëve fermerët. Po i përgatisim një super taksim për lënien djerrë të tokës, për titujt e pronësisë në zona të caktuara, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër katror.Sot punohet dyfish sepse kemi çuar ujin në parcelë, ka një rrjet pikash grumbullimi, që duhet shtuar ama e kemi”-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...