6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Rama ultimatum lokaleve në Vlorë: “48 orë për të liruar trotuaret e Lungomares” – Vengu dhe Task Forca në gatishmëri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të prerë dhe pa ekuivoke për të gjithë pronarët e bareve, restoranteve dhe njësive të tjera tregtare që kanë zaptuar trotuaret përgjatë shëtitores Lungomare në Vlorë: “Keni 48 orë kohë për t’i kthyer qytetarëve trotuaret!”

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama deklaroi se hekurishtet, betonët dhe “pergolat” që kanë zënë hapësirat publike do të hiqen menjëherë nëse nuk largohen vullnetarisht nga bizneset.

“Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”, shkruan kreu i qeverisë, duke bërë të qartë se do të ndërhyhet me forcë, nëse nuk respektohet urdhri.

Ai theksoi se trotuaret dhe ambientet publike nuk janë pronë e ndërtuesve apo bizneseve, por e të gjithë qytetarëve.

Task Forcë dhe masa të reja për sezonin turistik

Në vazhdën e këtij urdhri, administrata qendrore dhe ajo vendore janë vënë në lëvizje të menjëhershme. Burime zyrtare bëjnë me dije se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, do të pozicionohet përkohësisht në qytetin bregdetar për të mbikëqyrur nga afër zbatimin e masave dhe menaxhimin e sezonit turistik.

Sipas informacioneve, do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, e cila do të angazhohet në tre drejtime kyçe:
1. Pastrimi dhe mjedisi
2. Mirëmbajtja e infrastrukturës
3. Siguria dhe shëndeti publik

Angazhim politik dhe mbikëqyrje nga afër

Në këtë operacion do të përfshihen edhe deputetët e qarkut Vlorë, si Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe të tjerë, të cilët do të zhvillojnë takime të shpeshta për të analizuar dhe vlerësuar performancën e çdo drejtuesi vendor.

Administrata lokale dhe institucionet shtetërore do të jenë në gatishmëri edhe gjatë fundjavave, në funksion të porosive të qeverisë dhe për të garantuar një sezon turistik dinjitoz për qytetarët dhe turistët.

Ky operacion i nisur në Vlorë, pas vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në qytet, synon të japë një mesazh të qartë: hapësirat publike janë të qytetarëve, dhe askush – as përfitues privat, as zyrtar vendor – nuk do të tolerohet më për uzurpimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...