7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama: “Vendimi i Strasburgut, një udhërrëfyes për drejtësinë në Europë, 21 janari do të ndëshkohet”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg lidhur me ngjarjen e 21 janarit. Rama theksoi se ky akt kriminal nuk do mbetet pa ndëshkuar, edhe pse drejtësia ka vonesa. Ai po ashtu komentoi vendimin e Strasburgut si udhërrëfyes për shtetin e së drejtës në Europë dhe e cilësoi si një rrezatim të procesit të farsës që ka ndodhur në Shqipëri lidhur me këtë ngjarje.

Dje e ndoqët që gjykata e të drejtave të Njeriut në Strasburg, gjykata më e lartë e gjithë vendeve europiane, vendimet e saj janë udhërrëfyes për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyruese për cdo vend euripian. Gjykata nxori vendimin duke e rrezuar gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do ishte trajtuar padiskutim ashtu sic e nënvizon sot gjykata nga cdo vend demokratik, ku drejtësia është e pavarur dhe ku pushteti nuk ia mban dorën drejtësisë.

Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau e cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk kishin rrezik për askënd. Ndaj cështja është si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shtetit. Dhe si ka mundësi, që si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie, të drejtë por pa vetëm një rivrasje të dytë, një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mishërimi më konkret se drejtësia vonon por nuk harron. E kam thënë vite më parë, 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë, nuk është e mundur. Është krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në shqipëri, ku për herë të parë, populli po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri me pushtet, mund të jenë të barabartë.” u shpreh Rama nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Peshkopi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...