8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ramush Haradinaj sulmon Albin Kurtin:” Kurti është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përdorur tone të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e akuzuar atë për ndjekjen e një axhendeje ruse dhe serbe. Haradinaj tha se çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me interesat e Rusisë dhe Serbisë.

Në fjalën e tij, Haradinaj u shpreh se edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ishte trajtuar si “naiv” nga Kurti, duke shtuar se kjo politikë ka çuar Kosovën në një situatë të vështirë. “Vargu i dështimeve është i gjatë dhe vështirë të gjejmë një veprim të hajrit,” tha Haradinaj, duke kritikuar ashpër qeverinë e Kurtit.

Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun. Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve.

Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit.

Ai gjithashtu theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë katër viteve të fundit kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Haradinaj tha se edhe pse mbledhjet mes dy vendeve janë të rëndësishme, ato shpeshherë janë të ngarkuara me tensione politike, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. “Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve,” tha ai.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Haradinaj theksoi se Shqipëria ka qenë e kujdesshme në mbajtjen e një distancimi të qartë nga fushatat zgjedhore të Kosovës. Ai kërkoi ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke e bërë të qartë se ky proces nuk mund të arrihet vetëm përmes partneritetit për paqe, por kërkoi një plan aksional për anëtarësim të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...