-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Raporti: Ekonomia shqiptare, ndër rritjet më të larta, por me sfida dhe kërcënime

Raportohet se ekonomia shqiptare ka përjetuar një rikuperim të shpejtë, pas goditjeve të ndryshme, dhe pritet të ketë një nga rritjet më të larta në rajon në vitin 2023. Megjithatë, ka sfida dhe kërcënime që mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e këtij rritjeje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje prej 3.6% në vitin 2023, duke patur një nga rritjet më të larta në rajon, përfshirë edhe Kosovën dhe Malin e Zi. Megjatësia e kësaj rritjeje, megjithatë, është në pyetje, duke pasuar një ngadalësim të pritur në vitin 2024 me një pritshmëri prej 3.3%.

Sektorët kryesorë që kanë ndikuar në rritje janë ndërtimi dhe konsumi, por ky model nuk ofron një zhvillim të qëndrueshëm në afatin e gjatë. Turizmi vazhdon të jetë një motor i rëndësishëm ekonomik, por sfidat e informlaitetit mund të pengojnë përfitimet nga ky sektor.

Një problem tjetër është varësia nga emigracioni, i cili ka rënë fuqinë punëtore dhe ka ndikuar në planet për zgjerim dhe investime të biznesit. Sistemi i gjyqësorit dhe politikat fiskale gjithashtu janë përmendur si sfida të cilat mund të kufizojnë zhvillimin ekonomik.

Krahas problemeve strukturore, ekonomia po vuan nga disa sëmundje “të fshehura”, të cilat po e gërryejnë atë dalëngadalë, duke minuar potencialet reale të ekonomisë.

Ndonëse bizneset e gjejnë vetë rrugën e tyre dhe orientojnë kapitalin drejt sektorëve me potencial, shteti i ka vënë gjithnjë shkopinj në rrota, duke favorizuar e duke bërë përjashtime për një pjesë të lidhur me të me fije të dukshme e të padukshme.

Këtyre të fundit u mundësohet të fitojnë nga tenderat, koncesionet, ndërsa bizneset e tjera “të pambrojtura” përballen me shtetin real e tatimet që i kontrollojnë në çdo hap.

Ato duhet të vuajnë pasojat e një administrate burokratike, shpesh të mbushur me patronazhistë, që jo vetëm paguhen nga taksa të rritura, por edhe nxiten të abuzojnë, nga pozicionet që marrin kudo, me hir apo me pahir.

Politika fiskale e rrëmujshme është një tjetër element i fshehur, që gërryen bizneset e individët. Gjithë këto vite nuk është arritur të ndërtohet një politikë e strukturuar harmonike, e qëndrueshme dhe në funksion të një modeli ekonomik.

Dhe nuk bëhet fjalë për nivelin e taksave, sesa në konceptin e aplikimit të një politike me mballoma, që i shërben ose goditjes së një shtrese e favorizimit të disave, ose rregullimit të përkohshëm dhe pjesor të një hapësire ku duket se shmangen tatimet.

Ende pas kaq vitesh nuk e dimë nëse është politikë fiskale që taton kapitalin, të pasurin, apo të varfrin apo godet gjithë shtresat, taton punën apo kapitalin etj.

Në kahun tjetër, edhe shpenzimet nuk janë as model social, as model kapitali/investimi, duke ulur eficiencën e përdorimit të tyre dhe ndikimin në ekonomi, në funksion të zhvillimit dhe zbutjes së pabarazive sociale.

Një tjetër variabël për t’u përmendur është dhe pjesa e funksionimit të gjyqësorit, si element kostoje për ekonominë , që nuk e garanton lirinë ekonomike, pavarësisht përpjekjeve dhe zhvlerësimeve të mëdha të reformës së drejtësisë.

Për sa kohë që qeveria do të vazhdojë t’i japë vetëm serum ekonomisë dhe nuk do të ndërmarrë kura të thella që tentojnë të shërojnë sëmundjet e thella nga e cila ajo vuan, edhe viti 2024 pritet të jetë sërish “pa ngjyra” si ky që sapo lamë pas, përveç fishekzjarrëve të turizmit!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT