9.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Raporti i DASH për terrorizmin/ Reagon Ministri Çuçi: “Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët, do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas raportit të publikuar nga DASh në lidhje me terrorizmin, ku vlerësohet pozitivisht efiçenca e treguar nga Shqipëria në këtë fushë.

Çuçi e ka konsideruar vlerësim dhe inkurajim raportin e DASH për terrorizmin. Ai shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia Shtetit mbeten të përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht kundër terroristëve duke mbështetur forcimin e sigurisë kufitare.

Çuçi në reagimin e tij i shpreh falenderimin agjensive ligjzbatuese amerikane për mbështetjen dhe besimin e treguar në këtë fushë, si dhe i siguron ato se bashkëpunimi do të vijojë në të njëjtat nivele.

“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim. Faleminderit agjencive 🇺🇸 për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”- shkruan ai në Twitter.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pasuria nuk është për t’u grumbulluar”/ Papa Leone XIV kritikon pabarazinë nga Monako

0
Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet...

“Çmimin e luftës po e paguan gjithë njerëzimi”/ Recep Tayyip Erdoğan apel për diplomaci...

0
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme nuk po i vuajnë vetëm palët e përfshira, por...

“Mos lejoni që lufta të zhvillohet nga territoret tuaja”/ Masoud Pezeshkian paralajmëron rajonin

0
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë përshkallëzimin e konfliktit nga territoret e tyre, duke...

“Post-operacioni me sukses”/ Kleviol Ahmeti kalon ndërhyrjen, drejt rikuperimit

0
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Shqetësimet për gjendjen e tij...

“Këtu nuk është lojë, janë ndjenja”/ Krizë mes Brikenës dhe Mateos pas puthjes në...

0
Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se ka hyrë në një fazë të vështirë, vetëm pak ditë pas puthjes së tyre në spektaklin e...