12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Reagim dhe polemika pas postimit të Erion Veliajt në burg: Avokatë ndërkombëtarë kërkojnë lirimin, komentuesit kritikojnë

Pasditen e së mërkurës, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihej me shiritin e detyrës, shoqëruar nga një reagim i avokatëve ndërkombëtarë të dy studiove ligjore. Në këtë reagim, avokatët shprehën qëndrimin e tyre dhe ngritën pretendimin se Veliaj po mbahej në burg pa akuzë të bazuar, duke kërkuar lirimin e tij.

Ky postim erdhi vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Veliajt, i cili u arrestua më 10 shkurt.

Megjithatë, reagimi në rrjetet sociale ishte i ashpër. Shumë komentues iu kthyen duke i përmendur faktin që ai ndodhet në burg dhe është i ngarkuar me akuza të rënda penale. Ndaj Veliajt rëndojnë gjithsej 13 akuza, prej të cilave 9 për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për shpërdorim detyre, 1 për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe 1 për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Kjo situatë ka ngjallur debate të forta mbi procesin gjyqësor dhe presionet që lidhen me pozicionet e larta publike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...