17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reagim i PD Zyrtare ndaj Deklaratave të Ministrisë së Drejtësisë: ‘Morali i kësaj qeverie janë kriminelët’

Deputeti i Partisë Demokratike zyrtare ka reaguar pas deklaratave të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me kërkesat e kryedemokratit Basha për amnisti. Ai ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se ka interes për të amnistuar zyrtarët e korruptuar, ndërkohë që kërkesa e PD-së është për amnisti për protestuesit.

Deputeti ka theksuar se ata që kërkojnë amnisti janë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe jo zyrtarët e korruptuar. Nëpërmjet reagimit, ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë për tentativë amnistie për zyrtarët e korruptuar dhe ka kritikuar moralin e kësaj qeverie duke i cilësuar ata si “kriminelët që i vjedhin çdo ditë shqiptarëve”.

Reagimi i plotë:

A janë më të fajshëm një grua, burrë a i ri që ka protestuar se kjo qeveri po i shkatërronte shtëpinë, apo zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe që kjo qeveri kërkon t’i amnistojë?!
Ata që kërkojmë ne të amnistohen janë protestuesit që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre, ata që kërkoi kjo qeveri janë zyrtarët që i vjedhin çdo ditë ata.
Morali i kësaj qeverie janë kriminelët që i veshi me pushtet dhe të korruptuarit që abuzojnë me pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.Çudi që Ulsiu, meqë qenka kaq i interesuar për protestuesit e pas 2020, nuk solli amendament për ta, por për zyrtarët e korruptuar.
Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar.
Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...