14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Reagime dhe ngushëllime për vdekjen e parakohshme të ish-deputetit Gerti Bogdani

Vdekja e parakohshme e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka ngjallur reagime të thella dhe ngushëllime nga të gjitha anët e spektrit politik, përfshirë edhe Qeverinë. Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që shprehu keqardhjen e tij për këtë humbje tragjike, duke ndarë ngushëllime për bashkëshorten dhe familjen e Bogdanit.

Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani!” shkroi Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjithashtu shprehu dhimbjen e saj, duke thënë: “Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirt!“.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagoi gjithashtu me tronditje për humbjen e mikut të tij: “E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert! Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë! Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti!“.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu trishtimin e tij të thellë, duke e cilësuar vdekjen e Bogdanit si një “humbje të pazëvendësueshme”: “Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes,” tha Meta, duke përcjellë ngushëllimet e tij për familjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...