5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reagimi i ashpër i Bardhit pas ofendimeve ndaj Sarës: “Mos përfshini partneren time në drama online!”

Pas publikimit të lajmit për përfshirjen e aktorit Elvis Pupa dhe bashkëshortes së tij Belina Pupa në një skandal për kultivim kanabisi në Australi, një ndër reagimet më të përfolura në rrjet erdhi nga reperi Bardhi. Ai përfitoi nga rasti për t’i kthyer përgjigje një ironie të mëhershme të Vis Pupës ndaj tij gjatë “Big Brother VIP”.

“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh… Gjatë BB shkrujshe ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, shkroi Bardhi.

Ky reagim shkaktoi debat në rrjete sociale, ku ndjekës të ndryshëm nisën të sulmonin Sarën, partneren e tij, duke aluduar se ishte ajo që kishte shkruar postimin. Kjo solli një tjetër reagim nga Bardhi, këtë herë i drejtpërdrejtë dhe i ashpër ndaj ofendimeve.

Në një deklaratë të qartë në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se postimi ishte shkruar vetëm prej tij dhe se përfshirja e Sarës në çështje që nuk e prekin është e papranueshme. Ai i cilësoi komentuesit negativë si “berlloga” dhe “plehra”, duke thënë se gjuha e urrejtjes po shkatërron shoqërinë shqiptare.

“Mos fyej gratë në internet, mos përfshini partneren time në drama online. Nuk ua kam bërë asgjë, nëse keni diçka me mua, më drejtohuni mua, jo Sarës,” – përfundoi Bardhi, duke kërkuar ndaljen e gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjen e të afërmve nga sulmet e panevojshme në rrjete sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...