14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reagimi i Erion Braçes pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos: “Njeriu që ribëri të majtën shqiptare”

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me emocion pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për figurën e Nanos, duke e cilësuar si arkitektin e rilindjes së së majtës shqiptare pas rënies së komunizmit.

“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo!
Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!” – shkroi Braçe.

Nano, një nga personalitetet më me ndikim të politikës shqiptare të tranzicionit, ishte themeltari dhe drejtuesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi nga viti 1991 deri në vitin 2005.
Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur disa herë postin e kryeministrit të vendit dhe është vlerësuar për rolin e tij në transformimin e Partisë së Punës në një forcë moderne socialdemokrate që përshtatej me realitetin pluralist të Shqipërisë.

Reagimi i Braçes vjen mes një vale ngushëllimesh nga personalitete të shumta të politikës e shoqërisë shqiptare, që po nderojnë kontributin e Fatos Nanos, figurë e cila la gjurmë të thella në historinë e shtetit dhe të së majtës shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...