14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Reagimi i Gazment Bardhit ndaj Ambasadorit të BE: Opozita është përjashtuar pa ligj nga Kuvendi

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur ambasadorit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili gjatë vizitës së tij në Kuvend shprehu shpresën se opozita do të luajë rolin e saj. Bardhi ka ndarë një foto të deputetëve të përjashtuar jashtë Kuvendit, duke theksuar se kjo është situata e vërtetë dhe se fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë.

Ai theksoi se opozita është përjashtuar në mënyrë të paligjshme, duke e bërë këtë me një rregullore që ishte shfuqizuar prej tre muajsh nga Gjykata Kushtetuese. “Bëhet thirrje që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë dhe për të patur mundësi të luajë rolin e saj paraqitet kështu në realitet! Fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë,” tha Bardhi.

Ai theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës si themeli i parlamentit dhe si mundësia e vetme për bashkëjetesën mes palëve me mendime të ndryshme. Bardhi përfundoi duke theksuar se nëse Kushtetuta vazhdon të shkelet, mundësia për një bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës do të zerohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...