12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Reagimi i mjekut Ilir Shani pas vdekjes së pacientes në Durrës: “Operacioni shkoi normalisht, vdekja ishte e papritur”

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale tek 54-vjeçarja që humbi jetën në një spital privat në Durrës, ka folur për Top Channel lidhur me ngjarjen.

Sipas tij, pacientja ishte ekzaminuar më parë dhe kishte kryer koronarografi në Milano, ku i ishte rekomanduar të bënte rënie në peshë. Operacioni i ngushtimit të stomakut, që është një ndër më të përhapurit në Europë dhe Amerikë, nuk është i lirë nga komplikacionet, të cilat në disa raste mund të arrijnë deri në 7%.

Mënyra e operacionit shkoi normalisht, ajo doli në pavion, komunikonte dhe lëvizte pa shqetësime. Por natën e ditës së dytë u zgjua papritur, nuk mundi të flasë dhe brenda disa minutash ndërroi jetë, pavarësisht manovrave të ndihmës. Sipas raportit paraprak, shkaku dyshohet të jetë infarkt masiv i miokardit,” tha mjeku.

Ai theksoi se ndihma u dha menjëherë, por gjendja ishte e pakthyeshme. “Aludime dhe akuza ka shumë, por le ta hetojnë organet kompetente. Pacientja nuk ishte kardiake, pasi kishte bërë koronarografi dhe ishte në proces për rënie peshe,” përfundoi Shani

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...