11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Reagojnë kolegët dhe pronari i fasonerisë ku punonte 41-vjeçaria që kreu vetëvrasje

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Durrës, ku një 41-vjeçare, Bedrie Loka, ka kryer vetëvrasje duke pirë fotoksinë. Shkak për këtë akt dyshohet se është bullizimi nga kolegët e saj në vendin e punës, të cilët pretendojnë se nuk kanë patur lidhje me ngjarjen.

Familjarët e të ndjerës argumentojnë se ajo ishte bullizuar në rrjetin social Tik Tok, me hapjen e një faqeje denigruese, dhe se policia ishte në dijeni të kësaj situate. Megjithatë, kolegët dhe pronari i kompanisë ku punonte mohojnë çdo përfshirje në bullizim dhe theksojnë se ngjarja ndodhi në ambientet e banesës së saj.

Sipas burimeve, 41-vjeçarja kishte ankuar më parë tek pronari pa gjetur një zgjidhje. Kompania prodhonte litarë në zonën e Fllakës për tragetët.

Bedrie Loka ishte nënë e katër fëmijëve, dhe sipas familjarëve, nuk kishte probleme të tjera si financiare apo të tjera. Familja është shprehur se ajo kishte thënë se do të kryente vetëvrasje për shkak të bullizmit, por nuk kishte gjetur mbështetje. Ndërsa hetimet vijojnë, ngjarja ka tronditur opinionin dhe ka ngritur debat mbi rolin e bullizmit në shoqëri.

fotoja e 41-vjecares Bedrie Loka

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...