Nënkryetari i PL-ë, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme për rritjen e pagave për mjekët nga ana e qeverisë ku në Facebook shkruan se kryeministri Edi Rama po i përdor këta të fundit për propagandë.
Vasili thekson se qeveria mashtroi me premtimin për shëndetësi falas dhe qytetarë detyrohen të paguajnë për të kryer shërbimet në spitalet private, ndërsa kryeministri po i përdor mjekët për propagandë dhe nuk po i lejon të kryejnë detyrën sipas betimit të Hipokratit.
Sakaq ai shkruan se rritja e pagave pas 10 vitesh nga qeveria,, është propagandë edhe për t’i mbajtur mjekët në Shqipëri që ata mos të largohen.
Postimi i plotë:
Hipokrizi e madhe dhe cinizem pa fre shperdorimi i mjekeve nga Rama per propagande!
Po Shendetesia falas, qe premtoi ky ku eshte?
Ky ishte premtimi me te cilin mashtroi shqiptaret dhe qe ishte thjesht dhe vetem nje genjeshter e nje kryeministri, qe per karrigen shet çdo gje. Po per dhjetra e qindra milion euro, qe shqiptaret paguan nga xhepat e tyre te varfer per Covidin a nuk bie gjithe pergjegjesia mbi kete? Sa here mjeket jane ndjere dhe ndihen te pafuqishem ti ndihmojne pacientet dhe u sugjerojne trajtime jashte vendit sepse mungojne kushtet.
Sa mijra e mijra shqiptare marrin sherbime ne klinikat e spitalet private sepse nuk i arrijne dhe nuk i gjejne dot ne strukturat publike dhe shifrat jane kaq te larta sa kurre ndonjehere.
Po per qindra e mijra infermiere qe u larguan nga Shqiperia apo kane shkuar ne aktivitete private a nuk bie pergjesia mbi kete?
Po per pagen e mijra mjekeve te tjere te familjes, te pergjithshem ane e mbane vendit qe u rrit ne menyre qesharake a nuk bie pergjegjesia mbi kete?
Po mjeket perse i perdor ky per spotet e tija te propagandes, perse nuk i le te qete te bejne punen e tyre sipas betimit te Hipokratit dhe detyrimit qe kane perpara pacienteve e qytetareve.
Perdorimi i mjekeve eshte sa i dhimbshem aq edhe hipokrit, sa perçmues aq edhe cinik. Ky qe u kujtua tu rrise rrogen pas 10 vjeteve duhet pyetur: Po 10 vjet a ke pyetur si ja dolen dot keta mjeke per veten dhe familjen e tyre, nderkohe qe koncesionet e ketij baderdisen qindra milion euro. Boll i perdore dhe shperdore mjeket per propagande qe nga Covidi, ne kohe fushatash elektorale apo sa here ke hall. Halli ruajtjes se vendit te punes i ben mjeket qe te behen pjese e spoteve te ketij kryeministri, qe menyre jetese dhe pune ka vetem hakmarrjen e verber dhe psikopatike!
Mjeket kane bere betimin e Hipokratit dhe jo te hipokritit or ti Ramë.