8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Redjan Rraja ‘zbërthehet’ në gjykatë: Ka qenë në emër dhe mbiemër të saj, nxirrja 200 milionë lekë

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, mohoi të ketë lidhje me automjëtin “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar Kevina Kthjellës.

“Kam pasur marrëdhënue miqësie me Kthjellën, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër, mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti“, tha Rraja, raporton Faxweb.al.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri ne 200 mln lekë të vjetër. “Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia“, tha ai.

Spak kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në “Kanada.

“Kur u ktheva nga Kanadaja do t’ia ktheja paratë, por u arrestova. Për këtë shkak i kërkova bashkëshortes ta revokonte kontratën”, tha Rraja. Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Rraja theksoi se mund ta ketë pasur pacientë, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë.  Si pacient Rraja tha se njihte edhe Elton Çiçon, duke kujtuar se kishte qenë në të njëjtën tavolinë me të momentin e vrasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...