17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reperi Stresi në arrati pas përfshirjes në një zënkë në Pejë

Reperi i njohur Stresi mbetet në arrati pas përfshirjes në një zënkë të dhunshme në Pejë, ngjarje që ka shkaktuar pasoja serioze. Sot, Stresi ka reaguar përsëri duke bërë një kërcënim publik ndaj Med Isenit, personit që u sulmua gjatë këtij incidenti, ku, sipas raportimeve, reperi ishte i përfshirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Stresi ka publikuar një foto të Med Isenit nga spitali dhe ka bërë një deklaratë kërcënuese, duke paralajmëruar një përballje personale në të ardhmen. Ai shkroi:

Mirdita Prokurori i Pejës: Unë jam Medi Iseni, siç e shihni, jam rrahur si qeni nga disa persona. Mirëpo, kam filluar përsëri t’i shaj njerëzit në TikTok. Unë s’të kam prekur me dorë, por herën tjetër s’ka nevojë prokuroria të më kërkojë, se do jem vetëm unë, pasha Zotin e madh.

Ky incident ka pasur ndikim edhe mbi reperin Noizy, i cili, për dallim nga Stresi, ka zgjedhur ta trajtojë çështjen në përputhje me ligjin. Ndërkohë, vendndodhja e Stresit mbetet e paqartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...