13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Reshje intensive në disa qarqe të vendit/ IGJEUM paralajmëron përmbytje të mundshme; UKV apel qytetarëve në Vlorë: Shmangni zonat me risk

Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar se dita e hënë, 17 nëntor, do të shoqërohet me reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Ndërkohë, në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër parashikohen reshje të dobëta deri mesatare, herë-herë të shoqëruara me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje më të dobëta.

Sipas IGJEUM, sasia më e madhe e reshjeve pritet të bjerë gjatë pasdites së së hënës, duke rritur rrezikun për probleme në qarkullim, përmbytje të shpejta dhe vërshime uji në zonat urbane, veçanërisht në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ku sistemi i kanalizimeve mund të mos përballojë intensitetin e lartë të reshjeve.

Apeli i UKV për qytetarët e Vlorës
Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke iu referuar paralajmërimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ka bërë të ditur se më 17 dhe 18 nëntor qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje mesatare deri lokalisht intensive.

UKV u bën thirrje qytetarëve:
• të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë,
• të ndjekin njoftimet zyrtare dhe këshillat e autoriteteve,
• të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë për përmbytje.

Sipas institucionit, grupet e punës do të jenë në terren në mënyrë të vazhdueshme, duke marrë masa parandaluese dhe ndërhyrë kur të jetë e nevojshme, për të garantuar funksionimin e sistemit të kanalizimeve dhe menaxhimin e situatës.

Autoritetet u kërkojnë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të përgatitur për çdo zhvillim, ndërsa reshjet pritet të intensifikohen gjatë dy ditëve në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...