14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reshje të dendura dhe breshër përfshijnë Kosovën: Përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Gjatë pasdites së sotme, moti i keq ka përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër, që kanë sjellë përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Ndër zonat më të goditura janë Brezovica, Gjilani, Ferizaj dhe disa fshatra në komunën e Gjakovës. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura, oborre të mbuluara nga uji dhe shtresa të trasha breshëri që kanë mbuluar tokën në shumë prej këtyre zonave.

Në Brezovicë, rruga kryesore që të çon drejt qendrës turistike është bërë e pakalueshme për automjetet për shkak të ujërave të shumtë. Edhe në Gjilan situata është përkeqësuar ndjeshëm, me rrugë të bllokuara dhe ndërtesa në katet e ulëta të rrezikuara nga përmbytjet. Qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm, ndërsa qytetarët janë parë duke u përpjekur të mbrojnë banesat dhe bizneset nga uji.

Në Ferizaj, sistemi i kanalizimit nuk ka përballuar sasinë e madhe të reshjeve, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa pjesë të qytetit. Ndërkohë, në komunën e Gjakovës, breshëri i madh ka dëmtuar zona të tëra bujqësore dhe fshatra, duke ngritur shqetësime për dëmet në kultura dhe banesa.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se moti i rëndë ka shkaktuar dëme të shumta në rrjetin elektrik, veçanërisht në rajonin e Anamoravës, duke lënë pa energji elektrike një numër të madh konsumatorësh.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën zyrtare të KEDS-it.

Autoritetet lokale po ndjekin situatën nga afër dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar në zonat më të rrezikuara. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet dhe moti i paqëndrueshëm do të vijojnë edhe në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...