10.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Reshje të dendura shiu në vendin tonë/ Policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: “Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”

Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Policia e Shtetit

Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi Policinë, në numrin 112, ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!

#policianëshërbimintuaj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...