10.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Reshjet e dendura shkaktojnë rrëshqitje rruge dhe përmbytje në Selenicë, evakuohen 12 banesa

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, ku si pasojë e motit të keq ka rrëshqitur rruga kryesore dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, duke vështirësuar qarkullimin, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në terren dhe po monitoron situatën, pasi kjo rrugë shërben si lidhje për disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Ndërkohë, situata paraqitet e rënduar edhe për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Uji ka përmbytur zonën e pazarit të gjësë së gjallë, ndërsa niveli i tij ka arritur rreth 7 metra. Për arsye sigurie, autoritetet kanë njoftuar banorët e zonave të rrezikuara dhe kanë evakuuar paraprakisht 12 banesa.

Sipas strukturave përgjegjëse, prurjet në lumin Vjosë vijojnë të jenë të larta dhe situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...