10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reshjet e shiut shkaktojnë problematika në disa zona, strukturat e MIE në gatishmëri të plotë

Gjatë gjithë ditës së martë, reshjet intensive të shiut kanë vijuar në të gjithë vendin, duke krijuar vështirësi në disa zona. Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë të angazhuara që prej mbrëmjes së djeshme për menaxhimin e situatave të emergjencës.

Situata në rrugë
• Rajoni Verior: Qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht, kontraktorët janë në gatishmëri, temperaturat pozitive.
• Rajoni Jugor: Shumica e akseve janë të qarkullueshme, me përjashtim të segmentit Krane – Syri i Kaltër, ku uji ka dalë në rrugë pranë liqenit të HEC Bistrica 3. Struktura e mirëmbajtjes dhe Policia Rrugore ndodhen në terren. Qarku i Korçës raportohet normal.

Furnizimi me energji elektrike
• Aktualisht 21 fidera janë jashtë pune, kryesisht në zonat rurale dhe malore të veriut.
• Dy linja 35 kV paraqesin ndërprerje për disa nënstacione në Malësinë e Madhe dhe Nënshkodër.
• Janë regjistruar stakime të përkohshme të disa linjave 110 kV dhe 220 kV për shkak të motit, të cilat janë rikthyer menjëherë në punë.

Situata në kaskadën e Drinit
• Reshjet vijojnë me intensitet të lartë (4–20 mm/orë), duke shkaktuar rritje të prurjeve deri pas mesnatës.
• Në pellgun ujëmbledhës Koman–Vau i Dejës janë regjistruar rreth 180 mm reshje.

Furnizimi me ujë dhe infrastruktura
• Sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve funksionojnë normalisht, me grupet e gatishmërisë në terren 3 turne në ditë.
• Portet e Durrësit dhe Sarandës, si dhe Aeroporti “Nënë Tereza”, operojnë normalisht, megjithëse disa fluturime janë vendosur në pritje për shkak të motit.

Strukturat e MIE vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen aktive për të garantuar funksionimin e shërbimeve jetike, pavarësisht reshjeve intensive dhe problematikave të regjistruara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...