7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Revoltë e brendshme në PD pas humbjes së 11 majit: Alimehmeti dhe Çollaku sfidojnë lidershipin

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në selinë e Partisë Demokratike po rritet dita-ditës pakënaqësia ndaj drejtimit aktual. Brenda PD-së po merr formë një revoltë e heshtur që pritet të shpërthejë në javët e ardhshme. Për herë të parë, figura të njohura të partisë artikulojnë hapur nevojën për riformatim dhe garë reale për kreun e PD-së, duke vënë në pikëpyetje autoritetin e Sali Berishës.

Ilir Alimehmeti: Riformatim dhe frymë e re politike

Një nga zërat më të artikuluar është Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Ai ka bërë thirrje për analizë të thellë të rezultatit zgjedhor dhe për riorganizim të forumeve e strukturave të partisë.
“Sa më shpejt të nisë puna për riformatimin, aq më mirë për demokratët. Duhet rioksigjenim dhe hapje për ide të reja. Gara për kreun e PD nuk mund të varet vetëm nga një person”, tha Alimehmeti në një intervistë për RTSH.

Ai la të kuptohet se gara e ardhshme nuk duhet të mbetet në dorë të një individi, por të hapet për të gjithë ata që kanë ambicie politike.
“Nëse dikush ka ambicie dhe dëshirë të garojë, çdo ditë që kalon është e humbur. Nuk mund të presim vetëm nëse Berisha vendos të rikandidojë”, u shpreh ai, duke theksuar se procesi i Rithemelimit nuk përmbushi pritshmëritë dhe se PD ka nevojë për hapje dhe meritokraci.

Kreshnik Çollaku: Përçarja dhe sektarizmi, dhuratë për Ramën

Në të njëjtën linjë ka dalë edhe deputeti në largim Kreshnik Çollaku, i cili në një intervistë për mediat u shpreh se dështimi i PD-së lidhet drejtpërdrejt me përçarjen dhe mungesën e bashkimit.
Sipas tij, sektarizmi dhe ndarja e demokratëve sipas besnikërisë ndaj Berishës krijuan terren për manipulime dhe humbje:
“Para fushatës njerëzit merreshin me kush kishte ardhur apo jo te ballkoni i Berishës. Rama i vodhi zgjedhjet, por dyert ia lanë hapur vetë demokratët me përçarjen e tyre.”

Çollaku kërkon përgjegjësi në të gjitha nivelet dhe propozon legalizimin e fraksioneve brenda partisë si një formë për të shmangur përçarjen dhe për të kthyer debatin e brendshëm në vlerë.
“PD duhet të rikthehet te tradita e mendimit kritik. Duhet të gjejmë mekanizma bashkëpunimi, jo të shpallim ‘armik’ këdo që mendon ndryshe. Kjo sëmundje e brendshme e favorizoi Ramën”, theksoi ai.

Çfarë pritet?

Për herë të parë që prej rikthimit të Berishës në krye të PD-së, brenda partisë po shtohen zërat që kërkojnë ndryshime rrënjësore në lidership. Në javët e ardhshme pritet të nisë procesi i analizës paszgjedhore, i cili sipas shumë demokratëve nuk duhet të jetë formal, por të shoqërohet me riformatim të forumeve drejtuese.
Nëse kjo analizë do të hapë edhe garën për kryetarin e ri, mbetet për t’u parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...