11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Revolucioni ka vështirësitë e veta, ecën paralel me proceset gjyqësore”, Boçi për protestën e sotme të PD

Deputeti Luçano Boç u shpreh sot se data e protestës është një rastësi dhe se nuk ka lidhje me vendimin për PD-në. Boçi thotë se qytetarët janë mbledhur për arsyet e tyre dhe ato kanë të bëjnë me kushtet e vështira që korrupsioni i kryer nga kjo qeveri ka shkaktuar shton ai.

Gjithashtu në lidhje me vendimin për PD-në Boçi thotë se ai njeh vetëm vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe se nuk e njeh apelin. Sipas tij PD duhet të ishte tani një subjekt zgjedhor.

Më tej shton: “Nuk proteston PD sepse e parashtruat gabim pyetjen, protestojnë qytetarët.

Çështjet e protestët lidhen me një qeveri të korruptar, të gjendjes aktuale të mjerimit në Shqipëri, që nga varfëria që ka zënë shqiptarët, largimi i fëmijëve të tyre…

Shqiptarët kërkojnë krijimin e një besimi të ri, një shpresë të re dhe e presin nga PD.

Ka një koicidencë me vendimin sot për PD, për mua ekziston një datë apeli dhe ato ndryshime të miratuara nga gjykata duheshin pranuar dhe duhej regjistruar PD si subjekt zgjedhor.

Ju e ndieni nga bisedat e njerëzve revoltimin e tyre, nuk ka të bëjë me vendimin për PD-në.

Kauza e korrupsionit ndërkombëtar, të mënyrës si është sjellë Rama me opozitën, si ka goditur sistemin demokratik, mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka një seancë gjyqësore reale, sistemi i drejtësisë, për aq sa e njoh unë, nuk ka ankimim të vlefshëm.

Vendimi i gjykatës është një vendim i ndryshimeve statutore.

Pse të mos ketë zemërim kur kryeministri hynë në xhepat e shqiptarëve, në familjet e shqiptarëve, ndërhynë në mekanizmat e drejstësisë.

Mos e çfokusoni vëmendjen për arsyet e mbledhjes së qytetarëve me vendimin për PD-në. Ky mban peng drejtësinë. Unë nuk e njoh apelin, nuk e konsideroj edhe të ishte më i bukuri, unë respektoj vendimin e shkallës së parë.

Do e shihni shumë mirë që ai do vazhdojë të mbajë peng opozitën, ai do përpiqet të krijojë precedent me qëllim të dalë i larë nga ajo pamje, që kryeministri i Shqipërisë korrupton mediat, drejtësinë dhe zyrtar të lartë të SHBA-së.

Kjo është një domosdoshmëri, Rama e ka pranuar dje në parlament për ato që ka bërë. Revolucioni ka vështirësitë e veta, ecën paralel me proceset gjyqësore.

Revolucion është ndryshimi i qeverive, po ata duhet të lexojnë se i duket vetja se po dolën në foltore janë të mençur.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...